Pogradec/ Report tv në 'vatrën' e xhihadit! Djemtë u vranë në Siri, gjyshërit presin nipërit: Për atë fëmijë po mbaj frymën gjallë! Shteti të ketë mëshirë

28 Tetor 2020, 16:44

Report Tv ka udhëtuar në fshatrat e Pogradecit, ku 7 vite më parë Almir Daci rekrutoi në Siri disa djem të Leshnices dhe fshatrave përreth. Familjarët kërkojnë të kthehen nipërit që kanë mbetur në kampin Al- Hol. Dyshohet se Emanuela Daci e veja e Almir Dacit mban peng edhe gratë e tjera, duke mos u lejuar të riatdhesohen. Sakaq, gjyshërit presin me shprese kthimin e nipërve ta dashur dhe nuk duan të flasin për radikalizimin e grave.