Pogradec/ Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari nga Kukësi

13 Gusht 2020, 10:15

POGRADEC- Arrestohet një person në flagrancë ndërsa po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me patentë të falsifikuar. Personi me iniciale L. SH., 38 vjeç, banues në fshatin Shtiqen të Kukësit, u kap në afërsi të fshatit Gështenjas në Pogradec, duke transportuar emigrantët e paligjshëm me mjetin tip "Mitsubishi", në drejtim të Tiranës, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Për operacionin policor të koduar "Perimetri", materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".