Pogradeci bën bashkë artistë nga Shqipëria dhe trojet shqipfolëse, ekspozohen 32 fotografi me fokus 'Peizazhin'

26 Tetor 2020, 20:49

Mjeshtri i fotografisë Ardian Fezollari së bashku me të tjerë emra të njohur fotografësh nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova çelen ekspozitën e fotografisë me peizazhe nga trojet shqiptare.

“Besoj se kjo ekspozitë është një promocion i mirëfilltë i gjithë bukurive shqiptare në të gjithë trevat tina si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.  Vetë pjesëmarrja e fotografëve e dëshmon këtë që them”, tha mjeshtri i fotografisë, Ardian Fezollari.