Poker në lokalin me qira Lushnje, arrestohet 23-vjeçari me valixhet mbushur me çipsa

9 Maj 2019, 14:54

Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi ushtronte aktivitin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në një operacion të koduar "Gambling" u arrestua M.S banues në Lushnje, ndërsa tre të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Në një lokal të marrë me qira, ai ushtronte aktivitin e lojërave të fatit.

Policia sekuestroi 2 aparatura elektronike të lojërave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara.