Polica bllokon mbi 1 mijë shezllone pa leje në Velipojë, debate me pronarët

12 Korrik 2018, 14:01

VELIPOJE-Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare. Në operacion kanë qenë 150 forca policie.

FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet. Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij.

Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe n/ drejtori ndërsa Nikoll Marku e ka akuzuar se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës për ta mbështetur.  

Nuk është ky fundi, por fillimi, kemi ardhur për të liruar hapësirat publike që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe të plotësojnë dokumentacionin në konform ligjit. Në kemi ardhur në funksion të një procedimi penal në bashkëpunim me prokurorinë.

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati

Pas debateve policia ka sekuestruar shezlonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.