I pyetur nga gazetarët nëse vendosja e policës së sigurimit si garante mes shtetit ndërtuesit dhe blerësit për marrjen e lejes së ndërtimit do të ndikojë në çmimin e banesave, kryeministri Edi Rama u përgjigj:
"Së pari çmimi i jetës është i pa krahasueshëm me çmim tjetër. Së dyti shpresoj që ata që ndjenë dhe e panë atë që të gjithë ndjenë dhe panë të mos e harrojnë sepse nëse kemi një herë të dytë në kohën që na ka mbetur në tokë, ne që jemi këtu, ama, është shumë e rëndësishme që të garantohet plotësisht që ajo që blen është ajo që paguan dhe mbi të gjitha të takon. Kjo ka një efekt të dyfishtë në raport me blerësin dhe të shumëfishtë në raport me pronën dhe shoqërinë. Sepse një ndërtues që shkel pronën, të paktën me këtë test që nuk ishte i lehtë, edhe godinat me shkelje nuk kanë shfaqur pasoja se janë ndërtuar me idenë e themeleve të forta me idenë që të shtojmë miell e të shtojmë ujë gjatë kohës. Të mos harrojmë se ndërtimet me shkelje, cënojne ambientin e me radhë. Nuk besoj se kjo masë nuk do të përshëndetet nga kushdo që nuk ka pasoja tërmetesh artificiale në sferën ku strehon trurin, dhe nga ana tjetër, nuk është se e kemi shpikur ne. Është një marrëdhënie e mbyllur, jo e hapur që shkojnë njerëzit blejnë apartamente dhe pastaj mbeten me gisht në gojë. Pra kanë një strehë por nuk kanë një pronë se as nuk e shesin dot, se ka mashtrime që nuk e regjistrojnë dot në hipotekë, dhe kjo duhet të marrë fund."