Policë të veshur civil dhe me makinë private, momenti kur shtrijnë përtokë dhe arrestojnë një prej grabitësve të vilave luksoze

15 Prill 2021, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2021-04-15 11:31:09

Report Tv ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të një prej grabitësve të vilave luksozë në Tiranë. Video që në pamje të parë të duket si pengmarrje pasi policë ishin veshur civil dhe lëviznin me makinë private, në fakt ka qenë operacioni i koduar  “START & STOP”, që vuri në pranga 5 grabitës, konkretisht Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ),  Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj.

Gjatë arrestimi grabitësi shtrihet përtokë duke u neutralizuar nga efektivët e policisë dhe më pas futet në makinë drejt shoqërimit në komisariat.