Në Elbasan policia gjatë patrullimit pasditen e sotme ka kapur 'mat' dy qytetarë që po lëviznin në këmbë, madje pa respektuar as distancën mes njëri tjetrit. Një nga efektivët e policisë u ka kërkuar që të shkojnë në shtëpi, pasi në të kundër do të shoqërohen në komisariat për thyerje të urdhrit.
Por qytetari i thotë se po shkon që të marrë nusen, e cila ka shkuar te daja, pasi ishte trembur nga patrulla. Për një moment, efektivi 'thyen akullin' duke bërë edhe një batutë. Përgjigja nga qytetarët nuk mungon, që i dërgojnë një përshëndetje kryeministrit Edi Rama, por duke thyer masën e distancimit, pasi në fund përqafohen.