Polici në Berat mbeti i plagosur teksa po ndante sherrin mes 2 familjeve, mjeku: Është jashtë rrezikut për jetën

14 Prill 2021, 21:52

Mjeku kirurg Piro Leka ka treguar se polici Julian Xhahalili i cili mbeti i plagosur teksa po ndante sherrin mes dy familjeve në Berat është jashtë rrezikut për jetën.

"Polici u paraqit në spitalin e Beratit me plagë armë zjarri në regjonin gluteal të djathtë. Mjekohet i jepet ndihma e parë pastaj ekzaminohet duke  ibërë analizat skanerin pastaj dërghohet te Trauma në Tiranë. Gjendja është e mirë jashtë rrezikut për jetën", thotë mjeku