'Polici që arrestoi Bilbilin është hero', gazetari Qyno në Report TV: Të zbulohet kush e financonte atë në Tiranë

10 Prill 2020, 19:15

TIRANË- Orgest Bilbili, i arrestuari sot nga efektivi i policisë në zonën e 'Xhamllikut', është një person me një të kaluar kriminale dhe mjaft të kërkuar nga policia që prej 2017, ndaj të cilit ishte vënë dhe një shpërblim prej 50 mijë euro për këdo që jepte informacion të saktë për këtë person. Gazetari Elton Qyno tha në Raport Tv se aksioni i kapjes së tij ishte një sukses i madh për policinë dhe e gjithë merita është e efektivit hero, që nuk e lejoi të largohej, por e neutralizoi Bilbilin duke e qëlluar në këmbë.