“Polici që qëlloi kryebanditin të shpallet hero”, telefonuesi ka edhe një thirrje për Ramën

11 Prill 2020, 10:05 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 11:20:26

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri që u bë pjesë nëpërmjet telefonatës kërkon që polici që plagosi perosnin me rrezikshmëri Orges Bilbili të shpallet hero: “ Me fashën e orarit jam dakord. Kam një falenderim të veçantë për atë policin që qëlloi kryebanditin që duhej vrarë fare në vend dhe atij i takon shpërblimi. Ai duhet të shpallet hero dhe Kryeministri bën shumë gabim që nuk u jep shpërblim policëve se ata janë më të parët edhe se doktorët se përballem me krimin”.