Policia aksion blic në Elbasan për armë dhe drogë, shoqërohen dy persona

23 Mars 2021, 20:04 | Përditesimi i fundit: 2021-03-23 20:05:22

Dy persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni blic për armë dhe drogë.

Shoqërimi i dy personave është bërë në rrethana ende të paqarta sakaq nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie rreth zonës.