Policia apel prindërve: Kontrolloni fëmijët në rrjetet sociale, po qarkullon një lojë e rrezikshme që mund t'i çojë drejt vetëvrasjes

18 Korrik 2020, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 15:34:29

TIRANE-Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes duke mbrojtur fëmijët nga një lojë virtuale që po qarkullon me emrin  “Jonathan Galindo” dhe që mund t'i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”.