Policia arreston 10 protestues në sheshin 'Skënderbej', mes tyre një femër!

9 Maj 2020, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2020-05-09 14:49:11

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 10 persona të cilët po protestonin sot në Sheshin Skënderbej për prishjen e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur nuk lejohen grumbullimet për shkak të koronavirusit. Të arrestuarit janë Aktivistët e Shoqërisë Civile, të cilët prej dy ditësh protestojnë për ndryshimet në Kodin Penal.