Policia bën "kërdinë", gjobit 167 drejtues automjetesh për 72 orë

29 Maj 2018, 21:01

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve policia rrugore e Tiranës ka ushtruar kontroll ku ka konstatuar shkelje nga drejtuesit e mjeteve dhe  motomjeteve në shkeljen e semaforit, mos vendosjen e kaskave mbrojtëse, përdorimin e celularit, mosrespektimin e shpejtësisë dhe drejtimin në efektin e alkoolit.

Përgjatë 72 orëve policia e Tiranës ka gjobitur rreth 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.