Policia e Beratit aksion ‘blic’ dhe post-blloqe në qytet, kërkohen në çdo cep të “rrezikshmit”

17 Shtator 2020, 21:38

BERAT– Policia e Beratit ka nisur pasditen e sotme një aksion “blic” duke blinduar të gjitha rrugët e qytetit, ndërkohë që janë ngritur postblloqet edhe në katër bashkitë e qarkut. 

Efektivët e Policisë së Beratit të asistuar nga FNSH-të dhe “Shqiponjat” janë në “këmbë” për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Tek të gjitha mjetet e ndaluara, janë kryer kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që me detaje janë inspektuar edhe identitetet e të ndaluarve.