Policia e FNSH në terren për personat që shmangin vetëkarantinimin, Veliu: Kontrolloni të gjitha makinat pa përjashtim

11 Mars 2020, 22:12

Zbatimi i urdhrit të qeverisë për vetëkarantinimin e personave të ardhur nga Italia dhe Greqia ka nxjerrë në terren policinë dhe grupet e FNSH.  Gjatë mbrëmjes së sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku inspektuan këto pika kontrollit, të shpërndara në pikat hyrëse dhe kyçe në Tiranë, të ngritura për të monitoruar qarkullimin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që mund të udhëtojnë nga shtetet e prekura nga COVID-19.