Policia e Shtetit 'heronjtë e heshtur"përballë COVID-19, Shkodra ndërgjegjësohet...Report Tv një ditë me patrullën

25 Prill 2020, 14:16

SHKODËR- Efektivët e Policisë së Shtetit, ashtu si mjekët, prej më shumë se një muaji janë në frontin e parë ndaj COVID-19. Por çfarë ndodh gjatë patrullimeve të bluve të Shkodrës. Report Tv, ka ndjekur nga afër punën e patrullave lëvizëse të Policisë së Shkodrës. Në bazë të Aktit Normativ të Qeverisë, një nga detyrat për uniformat blu së fundmi është këshillimi i qytetarëve që dalin nga banesat.

Teksa patrullojmë në rrugët e Shkodrës, të shumtë janë ata të cilët largohen sapo shohin efektivët e policisë, por ka edhe nga ata të cilët gjobiten, pasi kanë dalë në rrugë pa një leje dalje.