Policia fut në 'trekëndësh' 25 persona që kultivuan 30 parcela me kanabis/ Pranga edhe 'kokës së grupit'

9 Nëntor 2019, 14:33

11 persona kanë rënë në prangat e policisë në saj të operacionit 'Trekëndëshi' që ka nisur prej 6 muajsh. Po ashtu janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë, 5 janë vënë nën hetim ndërsa 5 të tjerë janë ndaluar.

Policia njofton më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për:

Bujar Saraçi., 45 vjeç,  banues në Gjirokastër, për "Kultivim i bimëve narkotike".(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

- E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për "Kultivim i bimëve narkotike";

- B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike";

- Trimosh Duraj., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Ndërsa për katër persona të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit  E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit  janë  proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi" shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor "Trekëndëshi", prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

- Në datën 24.05.2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

- Në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike" shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

- Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

- Në datën 08.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike";

- Në datën 09.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve  të kryera  u kap shtetasi i shpallur në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Ky shtetas  iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Operacioni vijon.

Bazuar konstatimet e nxjerra prej tij Presidenti Meta arsyeton ndër të tjera se të arsyetuar si qëllimi i këtij ligji  është i paqartë, subjektiv dhe nxjerrja e kësaj norme të re ligjore është e pajustifikuar objektivisht. Krijimi i një subjekti tregtar nëpërmjet një ligji të veçantë krijon premisa për cenim të “parimit të barazisë përpara ligjit”, “lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe nismës së lirë” parime këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta në nenet 11 dhe 18.