Policia : Gjobiten 609 qytetarë në të gjithë vëndin,nuk mbanin maskën në rrugë/ Shoqërohen 8 qytetarë

4 Nëntor 2020, 14:56

 Gjatë 24 orëve të fundit vihet re se është rritur ndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve në krahasim me disa ditë me parë.Ditën e sotme 609 qytetarë u ndëshkuan me gjobë 3.000 lekë pasi qarkullonin pa maskë në rrugë.Gjithashtu është gjobitur dhe administratori i një lokali me 1.000.000 lekë për muzikën pas ores 20:00, si dhe për mosrespektimin e masave anticovid .