Policia greke ndalon makinën e shqiptarit, i zbulon vendet e fshehta të makinës ku fuste drogën

3 Dhjetor 2019, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2019-12-03 11:46:39

Policia greke ka arrestuar një shqiptar në Kompoti, Arte., pasi në makinën e tij është gjetur një sasi prej 59 kg marijuanë.

Automjeti më të cilin udhëtonte shqiptari, ishte përshtatur për transport droge, ku në bagazh dhe sediljen e pasme është gjetur sasi e drogës.

Po ashtu, në makinë u gjetën litarë që shërbenin për nxjerrjen e pakove me drogë nga vendet e fshehura.

Po ashtu, policia greke ka sekuestruar edhe 10 ilaçe narkotike dhe 2 celularë, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.