Policia 'harron' masat mbrojtëse ndaj COVID-it! Report TV vëzhgim në kryqytet, efektivët pa maska e doreza

11 Qershor 2020, 17:32

TIRANË-  Shtimi i rasteve të infektuarve me Covid19 duket se krahas qytetarëve nuk tremb më as efektivët e policisë.

Ndonëse në fillim të epidemisë i shihnim kudo me maska e doreza tashmë panorama në rrugët e kryeqytetit paraqitet krejt ndryshe. Report TV bëri një vëzhgim ku qartësisht dallohet neglizhenca e uniformave blu që në pjesën më të madhe të kohës janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.