Policia: Janë pezulluar 100 leje drejtimi në 24 orët e fundit! Drejtuesit që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas janë shkelësit më të shumtë

4 Qershor 2022, 15:38

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e shkeljeve në 24 orët e fundit të evidentuara nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë në lëvizje. Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas.