Fier, kontroll me dron i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

4 Qershor 2020, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 09:27:56

FIER- 100 policë dhe disa dronë janë angazhuar në një operacion anti-drogë në zonat e thella e pyjore, ku në zonën e Cakranit  janë  sekuestruar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t'i kultivuar në tokë.

Policia ka vënë në pranga F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanët në kubikë.Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan edhe zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar. Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.