Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e Policisë Rrugorë kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vendin, ndërsa sot janë ndalur në edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik. Ndërkohë përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë.
Po ashtu edhe 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë në Divjakë pasi lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Edhe policia e Durrësit ka gjobitur shtetasin A. D. me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D, pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas policisë bëhet fjalë për përfaqësuesin e një shoqate dhe masa ndaj tij është marrë për shkak se ka shkelur masat anti-COVID.
Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive, në funksion të zbatimit të masave anticovid.
Kontrollet intensive në të gjithë vendin janë përqendruar edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik.
Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e Policisë Rrugorë në të gjithë vendin, në zbatim të masave kufizuese të parashikuara në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 616, datë 09.11.2021, kanë riorganizuar shërbime të posaçme për kontrollet në mjete, mbi përdorimin e barrierave mbrojtëse dhe kapacitetet e caktuara sipas protokolleve të miratuara nga organet përkatëse.
