Policia mbi tarraca me dylbi dokumenton të gjithë protestën në pandemi

18 Maj 2020, 18:39

Gjatë kohës që po zhvillohej protesta efektivët e policisë së shtetit janë vendosur mbi tarracat e godinave për të dokumentuar dhe monitoruar të gjithë tubimin që po bëhet në thyerje të aktit normativ pasi jemi në gjendje fatkeqësie natyrore për shkak të COVID-it. Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë mbi një mijë forca policie.