Policia mbyll biznesin me leje në Elbasan, qytetarët denoncuan se nuk respektoheshin distancat

13 Prill 2020, 14:50

Në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19 policia e Elbasanit ka proçeduar penalisht shtetasin Z.C. Shkak sipas policisë është bërë denoncimi nga qytetarët. Dhe pse biznesi mund të tregtonte ushqime të shpejta dhe kafe nw dorw,  nuk ka respektuar distancën gjatë shërbimit me klientët, ku një pjesë e tyre konsumonin kafen dhe në brendësi të lokalit. Pronari gjatë debatiti me policinë ka shpjeguar shpjegime, ku policia i ka treguar arsyen e bllokimit, telefonatat denoncuese të marra nga qytetarët për mosrespektimin e masave të sigurisë. Dhe më herët shtetasi në fjalë është këshilluar nga policia që të respektojë distancën e sigurisë. Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.