Policia me 'dorë të hekurt', gjobiten 6 lokale me muzikë pas orës 8 dhe 626 qytetarë pa maska! 7 arrestohen

6 Nëntor 2020, 14:38

Policia ka vënë një lumë gjobash për 24 orët e fundit, pasi ka konstatuar qytetarë dhe  lokale që kanë shkelur rregullat e Covid.

626 qytetarë dhe 6 administratorë lokalesh, kanë marrë gjobë për mosrespektimin e masave anticovid. Ndërkaq janë arrestuar edhe 7 qytetarë.