Policia me 'dorë të hekurt'/ Ndëshkohen 621 qytetarë pa maska

27 Tetor 2020, 16:28

Policia me "dorë të hekurt" gjatë kontrolleve për zbatimin e masave kundër përhapjes së Covid!

Janë ndëshkuar me gjobë 621 qytetarë të cilët janë kapur pa maska.

"Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 621 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse", thotë policia.

Gjobë 7 mln lekë ka marrë edhe një qytetar në Gjirokastër i cili ka tentuar të kalojë kufirin edhe pse ka qenë i prekur me Covid.

"Në Gjirokastër është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një 41-vjeçar nga  Mallakastra, i cili ka tentuar të kalojë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, duke qenë i infektuar me COVID-19", thuhet më tej në njoftim.

Gjobave nuk i kanë pshpëtuar as pronarët e lokaleve.

"Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P. N., pasi në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, ne kundërshtim me masat anticovid.

Në Durrës është ndëshkuar me masën 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare. 

Gjithashtu, është ndëshkuar më masë administrative 1 milion lekë shtetasi E. B., pasi ka mbajtur hapur lokalin në pronësi të tij, në lagjen nr. 7, Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.