Policia me 'dorë të hekurt': Për 12 orë gjobiten 120 makina te 'Myslym Shyri'

23 Tetor 2020, 10:49

Gjatë 12 orëve të fundit policia ka gjobitur 120 makina të parkurara keq në rrugën "Myslym Shyri".

"Rrugoret e kryeqytetit, monitorim të dedikuar përgjatë 12 orëve, ndëshkojnë 120 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në rrugën "Myslym Shyri", e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.