'Policia më shikon nga thinjat' qytetari në Pogradec: Nuk kam mbushur moshën e pensionit

27 Prill 2020, 14:33

Një qytetar në Pogradec shprehet për Report Tv se është mbushur me ajër të pastër, pasi prej fillimit të pandemisë Covid-19 nuk kishte dalë nga shtëpia. Ai tha se policia e ka ndalur disa herë në rrugë, pasi e ka ngatërruar me pensionistët për shkak të thinjave, por në fakt sipas tij ai nuk e ka mbushur moshën e pensionit.