Policia ndryshe nga herët e tjera, ndalon për të dhuruar lule për gratë e vajzat

8 Mars 2020, 13:56

Policët e Vlorës kanë bërë një gjest shumë të veçantë ditën e sotme, Ditën ndërkombëtare të Gruas.

Në shumicën e rasteve ata i ndalojnë të tjerët kur thyejnë një rregull, por kësaj rradhe kanë shpërndarë lule në rrugë për gratë dhe vajzat.

Këtë të dielë policët kanë shperndarë karafila të kuq, meqe lulet janë simbol i paqes dhe mirësisë në të gjithë botën.

Kjo ka sjellë lumturi për shumë gra dhe vajza të qytetit të Vlorës.