Policia në derën e Filologjikut, studentët: Hapni auditoret, injoranca vret më shumë se Covid

2 Nëntor 2020, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 11:21:08

Ndërkohë protesta ka nisur përpara ministrisë së Arsimit dhe studentët kanë bllokuar rrugën policia ka shkuar te universtieti Filologjik.

Policia ka bllokuar derën pasi në shenjë proteste mund të ketë dhe studentë të shkojnë në universtiet.

Kurse studetët teksa kanë bllokuar rugën përpara ministrisë, thërrasin në një zë jo "mësim online" dhe kërkojnë hapjen e auditoreve.

"Injoranca vret me shumë se Covid. Hapni auditoret", thonë studentët.