Policia në Durrës arreston 47-vjeçarin ku i është gjetur një pistoletë tip "TT" dhe një krehër me 7 fishekë

16 Prill 2020, 09:56

Një 47-vjeçar në Durrës është ndaluar nga policia pasi po lëvizte me armë zjarri me vete dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi. Në automjetin e 47-vjecarit Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Pas kontrollit të ushtruar janë gjetur një pistoletë tip "TT" dhe një krehër me 7 fishekë.