Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, ditën e sotme në Elbasan, teksa ka qenë duke zhvilluar një takim për arsimin në këtë qytet. Kryetarja e LSI-së është shfaqur pa maskë, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur.Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave. Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me bandat. 'Vendosni gjobën dhe do tu drejtohem gjykatave administrative. Merruni me bandat pastaj ejani na vendosni gjobat. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër.'- ju drejtua Kryemadhi. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë reagoi ashpër ndaj mosrespektimit të masave anti COVID nga politikanët gjatë fushatave elektorale.
