Policia në supermarkete e banka ku ka grumbullime qytetarësh: Ruani distancën

20 Mars 2020, 12:47

"Ruani distancën nga njëri - tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve. Në të gjithë vendin punonjësit e Policisë së Shtetit janë angazhuar në zbatimin e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së  COVID-19. Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e  distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën nga njëri- tjetri, të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjes, si dhe të evitojnë daljet nga shtëpia pa pasur arsye thelbësore e jetike", njofton policia e Shtetit.

  •