Policia përgatitet për monitorimin e zonave të gjelbërta, Veliu: Pika kontrolli për të ndaluar qarkullimin me zonat e kuqe

25 Prill 2020, 20:25

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka filluar inspektimet në zonat e gjelbërta pasi nga e hëna fillon monitorimi i tyre sa i përket qarkullimit të automjeteve, ndalimit të qarkullimit në parqe apo masave të reja lehtësuese.

Veliu thotë se në këto zona do të ketë pika kontrolli ku qytetarët që vijnë nga zonat e kuqe apo ikin drejt tyre do të ndalohen.