“Policia rrugaçërore po i grin njerëzit nga lekët”, qytetari denoncon LIVE korrupsionin

21 Prill 2020, 10:31

Një qytetar denoncoi LIVE në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv korrupsionin në policinë rrugore duke thënë:” Rregullat janë të mira por nuk zbatohen. Policia rrugore është bërë rrugaçërore që po i grin njerëzit nga lekët.Këtu është hajdutlliku i madh”. Më pas pesimist për situatën ai ka pasur edhe një thirrje për shqiptarët : “I bëj rrirrje popullit pas koronavirusit të marrin çantat dhe të ikin nga Shqipëria” e mbylli ai komunikimin me gazetarin Andi Kapxhiu.