Policia Rrugore e Beratit aksion për shkelësit e rregullave, 131 gjoba dhe masa ligjore

4 Korrik 2018, 15:35

Policia Rrugore e Beratit gjatë ditëve të fundit ka kryer disa kontrolle monitorimi me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në fokus rritja e parametrave të sigurisë rrugore për të parandaluar aksidentet duke evidentuar shkelësit e ligjit. Nga kontrollet e kryera u vendosën gjithsej 131 masa administrative për shkelësit e rregullave.

Gjithashtu janë ndaluar edhe pesë mjete, të cilat rezultonin me detyrime administrative të pashlyera. Sipas policise, kontrollet dhe masat administrative do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës me të njëjtin intensitet, ku u kërkon përdoruesve të rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.