Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet për parandalimin e aksidenteve, vendos radarë në autostradë

4 Gusht 2018, 16:11

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në kryeqytet, dhe në autostradën Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve. Në një dalje për mediet, shefi i komisiariatit të policisë rrugore Tiranë Erion Ahmeti, tha se do të ketë radarë në të gjitha rrugët me njolla të zeza, për sa i përket aksidenteve, duke përfshirë edhe radarët brenda qytetit.

Matjet e shpejtësisë që policia rrugore ka në inventarin e vet, janë të vendosura në të gjitha njollat e zeza si në rrugët urbane dhe ndërurbane të qytetit. Kemi të intesifikuar punën duke goditur të gjithë fenomenet, gjithë kundravajtjet që janë burim i shtuar i aksidenteve. Ecjet me shpejtësi, përdorimin e alkoolit, parakalimet e gabuara që janë një nga shkaqet e ndodhjes së aksidenteve.

Erion Ahmeti, shefi i Policisë Rrugore Tiranë

Por Ahmeti tha se në krahasim me një vit më parë, ka një ulje të numrit të aksideteve.

Rezultatet e deritanishme, lidhur me ngjarjet rrugore janë në nivele të ulëta. Policia Rrugore e Tiranës karahasim me vitin e kaluar ka një numër të konsiderueshëm të aksdenteve rrugore, me pasoja më pak se vitin e kaluar.

Erion Ahmeti, shefi i Policisë Rrugore Tiranë

Gjatë kësaj periudhe ka një fluks të lartë lëvizjes makinash drejt qyteteve bregdetare. Edhe këtë të shtunë trafiku në Sheshin Shqiponja ka qënë i lartë, çka ka detyruar policinë, të shtojë patrullimet.