Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore.
Gjatë kësaj jave, Policia bën me dije se rrugët u monitoruan me dron dhe se janë vendosur gjithsej 896 gjoba, ku në pranga kanë përfunduar 7 shoferë për shkelje të ndryshme.
Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Kontrollet janë përqendruar edhe në automjetet e transportit publik, për licencë apo pa kontroll teknik, etj.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Policia Rrugore e Elbasanit, kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore të qarkut Elbasan.
Gjatë javës që kaloi rrugët e qarkut Elbasan u monitoruan edhe me Dron , ku monitorimi do vijonë edhe në javët në vazhdim.
Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.
Gjithashtu kontrollet janë përqëndruar edhe në automjetet e transportit publik , për licencë apo pa kontroll teknik, etj.
