Policia Rrugore monitorim me dron të shkeljeve, ndalohet Range Roveri që bëri parakalim të gabuar

20 Gusht 2018, 13:41 | Përditesimi: 20 Gusht 2018, 13:41

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, me dron do të monitorohen të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Në videon e regjistruar nga droni dhe të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, duket qartë se drejtuesi i mjetit që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

b.ha./Shqiptarja.com