Operacioni 'Pizza Porosi', policia shtrin në tokë dhe arreston tre të rinjtë që shpërndanin kokainë në Tiranë

12 Korrik 2018, 09:12 | Përditesimi: 12 Korrik 2018, 14:31

TIRANË- Arrestohen në flagrancë tre persona,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë. Ditën e djeshme policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e: 

- Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë

- Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë

- Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për personat e lartpërmendur mësohet se disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Ndërsa 25-vjeçari Renaldo Dalipi, është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta persona punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (Gersi Çeça dhe Albian Avdo). Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
- Automjet tip “Audi”
- Motori i Picerisë
- Tre aparate celular
- Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

b.ha./Shqiptarja.com