“Policia s’na lë të fusim këmbët në rërë”, vlonjati ankohet se nuk po shijon detin

5 Maj 2020, 11:06

“Shih me sy e plas me zemër”. Kjo është një shprehje popullore që më së shumti në këto ditë me diell po simbolizon më shumë vlonjatët. Kjo për arsyen e thjeshtë se nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë detin. Një qytetat nga Vlora telefonoi sot në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe i tha moderatorit Andi Kapxhiu:” Policia Bashkiake nuk po na lë të fusim këmbët në rërë, duhet të bëjmë plazh fshehurazi”. Qytetari e mbyll komunikimin duke folur më pas për temën e ditës.