Policia vijon patrullimet: Respektoni oraret dhe zbatoni këshillat

22 Mars 2020, 09:26

Duke publikuar pamje të një Shqipërie të zbrazët, ku nuk piptinte as miza, policia e shtetit ka ripërsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

"Në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës. Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese. Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete. Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjienën. Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë. Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën. Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ia dalim", shkruan policia e shtetit.