Policia zbardh vrasjen e Mario Majollarit, identifikohet autori, mori hak për vrasjen e vëllait

11 Prill 2018, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2018-04-11 14:10:39

Mario Majollari 28 –vjeç, banues në Kinostudio, u ekzekutua me tre plumba natën e kaluar pranë banesës së tij. Atij iu bë pritë nga një person i armatosur teksa po i afrohej banesës së tij në një rrugicë të errët.

Vetëm 12 orë pas ngjarjes, Policia e Shetetit konfirmon se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Kastriot Gjuzi, 40-vjeç. Sipas të dhënave i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari.

Report Tv ka mësuar se Kastriot Gjuzi e ka ndjekur në këmbë Mario Majollarin dhe në momentin kur i riu po i afrohej banesës, në një rrugicë të errët, e ka qëlluar atë për vdekje me tre plumba. 28-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra në trup.

Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Kastriot Gjuzit në zonën e Tufinës, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios, Avni Majollari, 18 vjet më parë në rrugën që të çon për në Dajt, i cili la të vdekur Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin. 

    No videos found.