Kishin kthyer shtëpinë në laborator kanabisi, arrestohen tre persona në Lushnje, një në kërkim

1 Prill 2021, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 10:20:15

Arrestohen 3 persona në Lushnjë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur shtëpinë si laborator kanabisi. Policia raporton se ka sekuestruar fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu. Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. D., 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, K. I., 30 vjeç, banues në Lushnjë, K. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë