Policimi vullnetar/ Hapen aplikimet, Dervishi: Polici vullnetar status të njëjtë me efektivin profesionist

5 Gusht 2020, 15:32

Krijimi i një ure komunikimi mes komunitetit e policisë dhe lehtësimi i shërbimeve rutinë të uniformave blu. Është ky synimi i ngritjes së projektit pilot të policimit vullnetar për të cilin policia e shteti ka hapur sërish aplikimet për 97 kuota në Tiranë, Elbasan dhe Kukës.

Në një intervistë për ReportTV drejtori i rëndit publik në policinë e shtetit, Albert Dervishi shprehet se pritshmëritë janë që policimi vullnetar të lehtësojë punën e uniformave blu duke qëndruar pranë komunitetit për ti ardhur në ndihmë dhe për tu njohur me çdo problematikë të tyre.