Policit i hedhin ‘shtëpinë në erë’ në Shkodër, pamjet e banesës së shkatërruar

2 Qershor 2022, 08:07 | Përditesimi i fundit: 2022-06-02 15:32:38

Report Tv ka siguruar pamjet e shpërthimit me tritol në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës, Pëllumb Vukaj. Duket qartë dëmi i madh që ka shkaktuar lënda plasëse pasi është shembur një pjesë muri dhe janë thyer xhamat e dyert e banesës. Edhe automjeti është tërësisht i shkatërruar. Nuk dihet ende sa ishte sasia e tritolit të hedhur, por ka shkaktuar tronditje të madhe në banesë.

  •