Politika uron shqiptarët/ Rama: Të keqen e lamë pas, të mirën e kemi para!

1 Janar 2021, 03:39 | Përditesimi: 1 Janar 2021, 03:39

TIRANË- Pas një viti mbizotëruar me akuza dhe deklarata të forta, politika shqitpare është ulur për të uruar vitin 2021.Në pritje të ndërrimit të viteve, mazhoranca flet për sfida të kapërcyera me sukses, ndërsa opozita qëndron në pritje të një viti ndryshimi. Urimi mbi palët qëndron ai për shëndet dhe gëzime në familjet shqiptare.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri me disa fjalë frymëzuese, përballë pandemisë COVID që preku botën, por duke theksuar se nuk arriti të na mbyllë zemrat. Një vit sfidash të mëdha nga ato që rrëzojnë edhe elefantë. Kështu e ka cilësuar kryeministri Rama vitin 2020, ndërsa përmendi dy goditje të forta, tërmeti shkatërrues dhe pandeminë. “Të keqen e lamë pas, të mirë e kemi para”, thotë në urimin e tij, Rama. Ndërkohë që Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë urimi, një kërcim për jetën në emër të 2 kolegëve që humbën jetën këtë vit.

Urimin për Vitin 2021 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur ta japë përmes një video mesazhi drejtuar shqiptarëve ku premton që viti i ardhshëm  do të vijë me ndryshime të dukshme.

Me fjalët e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me COVID-19, ministrja Ogerta Manastirliu ka uruar për një vit të mbarë dhe plot shëndet.  Në vigjilje të vitit 2021 Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri  për te gjithë nxënësit, studentët,  pedagogët, prindërit e sportistët për përballimin e pandemisë në një periudhë plot sfida dhe me pasoja në arsim. 

b.ha./Shqiptarja.com